Njihuni me njerëzit më me ndikim në botën e kriptovalutave (Foto) – Lajmi.net
Njihuni me njerëzit më me ndikim në botën e kriptovalutave (Foto)
Autori: Lajmi.net Auto & TekKriptovalutat 18:32, 22 January 2018
Vlera totale e tregut të të gjitha kriptovalutave ka kaluar shifrën prej 600 miliardë dollarësh në vitin 2017, ndërsa personat e mëposhtëm janë në mesin e qindra individëve të cilët po e udhëheqin revolucionin digjital i cili po i transformon tregjet financiare dhe institucionet shoqërore.

Ekspertët kanë analizuar mijëra individë të cilët janë të përfshirë në botën e kriptovalutave anë e mbanë botës, dhe kanë arritur ta krijojnë një listë me personat më me ndikim të kësaj industrie, transmeton Telegrafi.

Lista është një përzierje e hakerëve, akademikëve, inxhinierëve dhe gazetarëve – dhe që të gjithë janë të angazhuar intensivisht që ta dërgojnë para lëvizjen e kriptovalutave!

Vitalik Buterin

Buterin është krijuesi i valutës virtuale ‘Etherum’, platformë e Blockchain-it që vepron si kompjuter i botës për aplikacionet e decentralizuara. Vlera e Etherumit ka arritur majat gjatë vitit 2017 (vlera totale tregtare e Etherumit është mbi 130 miliardë dollarë). Buterin është bashkëthemelues i ‘Bitcoin Magazine’ dhe drejtues i kriptovalutës Etherum.

Në foto: Vitalik Buterin, krijues i valutës virtuale Etherum

Charlie Lee

Lee është krijues i valutës virtuale Litecoin, dhe ish Drejtor i Inxhinierisë në ‘Coinbase’. Lee është mjaft i aftë në punën e tij, dhe njihet edhe për punët e tij në kompanitë si Google dhe Guidewire software.

Në foto: Charlie Lee, krijues i valutës virtuale Litecoin

Brian Armstrong

Brian është bashkëthemelues dhe drejtor i ‘Coinbase’ – sistem i hapur financiar dhe që shërben si shitblerje për Bitcoin. Ai ka diplomuar në shkenca kompjuterike, në ekonomi dhe ka diplomë Master në degën Shkenca Kompjuterike nga Universiteti Rice. Ndër tjerash, ai është shfaqur edhe në filmin e vitit 2014 “The Rise and Rise of Bitcoin”.


Në foto: Brian Armstrong, drejtor i Coinbase

Roger Ver

Roger konsiderohet si personi i parë në botë që ka investuar në startup-et që kanë pasur të bëjnë me Bitcoin (duke përfshirë investimet e tij në Bitcoin.com, Blockchain.com, Z.cash, BitPay, Kraken dhe Purse.io). Roger ka edhe një biznes për shitblerjen e pjesëve kompjuterike, ndërsa biznesi i tij ka qenë i pari në botë që ka pranuar pagesa me Bitcoin.

Në foto: Roger Ver, ndër investitorët më të parë në fushën e kriptovalutave

Andreas M. Antonopoulos

Andreas është autor i librave “Mastering Bitcoin” dhe “The Internet of Money” – libra të cilët shpjegojnë se përse Bitcoini është i rëndësishëm për botën. Antonopoulos gjithashtu mban fjalime rreth Bitcoinit, dhe shpeshherë thirret si dëshmitar ekspert në gjyqet që ndërlidhen me sigurinë dhe detajet teknike të kriptovalutave.

Në foto: Andreas Antonopolous, autor i librave që shpjegojnë rëndësinë e teknologjisë ‘Blockchain’

Gavin Andresen

Gavin është një nga zhvilluesit origjinalë të Bitcoinit, i cili ishte emëruar si developeri lider në ‘Bitcoin Core’ nga vetë Satoshi Nakamoto!

Në foto: Gavin Andersen, developeri i mbretit të kriptovalutave, Bitcoin

Laura Shin

Laura është redaktore në prestigjiozen ‘Forbes’, ndërsa ka për detyrë mbulimin e temave që ndërlidhen me kriptovalutat dhe teknologjinë Blockchain. Ajo gjithashtu ka një emision të vetin në radio rreth kriptovalutave, i cili quhet “Unchained”.

Në foto: Laura Shin, redaktore në Forbes

Përveç këtyre, në mesin e personave më me ndikim në botë për çështjen e kriptovalutave hyjnë edhe Jihan Wu, Thomas Power, Erik Voorhees, John McCafee, Tyler Winklevoss, Barry Silbert, Tuur Demeester, Vinny Ling

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Supercar Showdown
  • Play Stealth Sniper