Njihuni me modelet e reja speciale nga Rolls-Royce (Foto)

Kompania Rolls-Royce ka angazhuar muzikantët e mëdhenj Roger Daltrey dhe Ray Davies për krijimin e modelit të limituar “Wraith”.

Auto & Tek

30/03/2017 21:57

Rolls-Royce ka njoftuar në bashkëpunim me muzikantët do të prodhohen nëntë vetura coupe të frymëzuara nga “Muzika britanike”. Secila veturë do të ketë pjesë të këngëve më të njohura britanike. Këto vetura do të dalin në shitje në fund të vitit 2017, ndërsa të ardhurat nga këto shitje do të dhurohen për bamirësi.

Dy prej veturave janë ideuar nga lideri i grupit “The Who”, Roger Daltrey. Kabina e këtyre veturave është e “qëndisur” me pjesë të teksteve të këngëve të grupit.

Vetura “Tommy” në brendësi do të ketë të pikturuar ballinën e albumit të grupit prej vitit 1969. Pjesë të këtij albumi vërehen pothuajse në gjitha anët e veturës.

Detaje rreth performancave dhe çmimit të këtyre veturave ende nuk janë bërë të ditura.