Njihuni me metodën e shpejtë dhe efektive që heq mbetjet e pesticideve nga fruta e perimet

Edhe pse shpeshherë mundoheni të mbyllni sytë dhe të mos e pranoni, të gjithë bashkoheni në një pikë: produktet ushqimore që konsumoni çdo ditë janë gjithnjë e më të pasigurta.

Lifestyle

21/10/2017 23:18

Ndonëse ekzistojnë instiucione rregullatore që analizojnë sigurinë e produktevw bazë si mishi, bulmeti, fruta-perimet etj, shpeshherë mashtrimi bëhet nga vetë prodhuesit që zgjedhin të na hedhin hi syve duke na servirur ushqime të vetëshpallura prej tyre si ”bio”, kur në të vërtetë s’janë të tilla.

Frutat dhe perimet që shpeshherë na gënjejnë me pamjen e tyre të ndritshme rezultojnë të jenë produktet me më shumë pesticide, për këtë arsye është e nevojshme të lahen mirë e mirë para ngrënies. Ne ju njohim me metodën më efektive për të eleminuar sa më shpejt pesticidet nga frutat e perimet:

1.Uthull molle dhe sodë buke- Nëse po pyesni veten si te eliminoni pesticidet nga produktet e mësipërme, veproni në këtë mënyrë: Pasi të keni larë frutat e perimet me ujë të pastër zhytini në një enë ku keni hedhur paraprakisht 1 lugë gjelle sodë buke dhe 1 gotë uthull molle.

Lërini brendar për 15 minuta. Më pas fërkojini me një furçë dhe shpëlajini me ujë te bollshëm. /Lajmi.net/