Njihuni me Matcha, çaji jeshil me antioksidantë

Matcha është çaji jeshil që nuk duhet të mungojë kurrë, me origjinë nga Kina përdoret kryesisht në traditën e “ceremonisë së çajit” në Japoni.

Lifestyle

20/09/2017 00:52

Bëhet fjalë për çajin me përqindjen më të lartë të antioksidantëve, rreth 130 herë më shumë se çaji jeshil normal, por përfitimet nuk përfundojnë këtu. Ja disa të tjera:

Të plakesh? Edhe jo
Matcha ka një sasi të pabesueshme antioksidantësh, molekula të çmuara që mbrojnë veshjen e organizmit nga plakja dhe sëmundjet kronike.

Kthehu pas sëmundje
Çaji i çmuar jeshil forcon sistemin imunitar gjithmonë falë pranisë shumë të madhe të antioksidantëve dhe polifenolëve. Përveç kësaj përmban vitamina A, B, C, E dhe K si dhe kripëra minerale si fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, zinku, magnezi të nevojshëm për një funksionim të mirë të sistemit imunitar.

Aleat i dietës
Ashtu siç e dinë dhe femrat japoneze, matcha është e privuar nga kaloritë dhe përshpjeton metabolizmin, duke na ndihmuar të heqim dhjamin e tepërt dhe për të mbajtur formën ideale.

Lamtumirë “hutim”
Nëse kemi nevojë për një ndihmë për kujtesën dhe përqëndrimin, mund të gjejmë këtë çajin jeshil, aleatin tonë më të mirë falë teaninës, një aminoacid që ka kapacitetin të reduktojë stresin fizik dhe mendor, që duke vepruar në agjentët neurotransmetues mund të prodhojë një gjendje shplodhjeje.

Gjithmonë zgjuar
Falë sasisë së lartë të kafeinës, kjo pije është përdorur edhe nga murgjit budistë, për të mos i zënë gjumi gjatë gjendjes së tyre të gjatë medituese. Çaji matcha na ndihmon të rimë zgjuar, kështu që kujdes të mos e pini në darkë pasi do të vuani nga aritmi kardiake. /Lajmi.net/