Njihuni me makinën BMW-Toyota

Makina e re tashmë është konfirmuar nga kryetari i BMW Norbert Reithofer dhe pronari i Toyota Akio Toyoda. Sipas Autocar, modeli sport i veturës do të sjellë një performancë të re të modelit për herë të parë. Vetura ka disa superkapacitorë për ruajtje kinetike afatshkurtë të energjisë dhe një rritje të performancës. BMW dhe Toyota…

Auto & Tek

25/03/2014 17:17

Makina e re tashmë është konfirmuar nga kryetari i BMW Norbert Reithofer dhe pronari i Toyota Akio Toyoda.

Sipas Autocar, modeli sport i veturës do të sjellë një performancë të re të modelit për herë të parë.

Vetura ka disa superkapacitorë për ruajtje kinetike afatshkurtë të energjisë dhe një rritje të performancës.

BMW dhe Toyota kanë zgjedhur superkapacitorët sepse ata mund të thithin dhe të shkarkojnë energji kinetike më shpejtë se gjenerata e fundit e baterive të litiumit. Ata gjithashtu janë më të vegjël dhe më të lehtë se burimet ekzistuese të magazinimit të energjisë.

BMW në këtë model sjellë një motor të fuqishëm 2.0 litërsh, i cili është një motor turbo i kombinuar me motorët elektrik të prodhuar nga BMW në Munich, të cilët ishin sjellë nga Toyota.

Motori është i çiftëzuar me një marsh vazhdues manual. Një sistem elektronik i ndërtuar nga Toyota pritet të sigurojë aftësinë e çiftëve rrotulluese.

Përveq modeleve i3 dhe i8, BMW do të punojë në sjelljen e disa modeleve të reja sportive, kurse kjo makinë pritet të dalë në treg në vitin 2017.