Njihuni me macen që urren gjithçka, ja arsyeja (Foto)

Paul Tateosian nga Sarasota, Florida, kishte bërë një hulumtim brenda një shtëpie të braktisur vite më parë, por papritmas në oborrin e saj gjeti një mace shumë të nevrikosur.

Fun

23/06/2016 08:21

Pa ushqim, pa ujë, pa strehë, kjo mace po qëndronte aty një kohë të gjatë, megjithatë ajo tani urren çdo moment, transmeton lajmi.net.

Paul tentoi ta ushqente me një frutë, megjithatë ajo e refuzoi atë!

Nga vështrimi që ka kjo mace, duket qartë që fare nuk është impresionuar nga fakti që i kanë ardhur vizitorë.

“Shihej qartë që më urrente, edhe do të mund të më sulmonte po të ngulja këmbë ta kapja, shikimi i saj më trembte”, tha Paul.

Pronari i shtëpisë ku kjo mace po jetonte ishte jashtë, dhe çdo gjë në këtë shtëpi ishte zhdukur, kështu vendi ishte kthyer në një vend ku nuk jetohet, por siç duket kjo mace nuk kishte zgjidhje tjetër.

Me ndihmë të Paul kjo mace është birësuar nga dikush, megjithatë qëndrimi i saj vazhdon të jetë i njëjtë. /lajmi.net

grumpy-cat-adopted-ginger-garfield-5

grumpy-cat-adopted-ginger-garfield-4

grumpy-cat-adopted-ginger-garfield-18

grumpy-cat-adopted-ginger-garfield-1

grumpy-cat-adopted-ginger-garfield-2

grumpy-cat-adopted-ginger-garfield-16