Njihuni me Lulin, taksistja prishtinase që e pëlqen profesionin e saj (Video)

Luljeta Syla, që të gjithë e njohin si Luli, ka filluar punën si taksiste që një muaj.

Lifestyle

23/03/2017 18:42

“Ideja ka qenë e imja, por më kanë inkurajuar edhe shoqëria”, thotë Luli në emisionin Mëngjesi në Tribunë.

“Gjithmonë e kam dashur lëvizjen”.

Ajo thotë se është pritur mirë nga kolegët dhe e kanë ndihmuar rreth lokacioneve.

“E kam mendu që kam me pas gjykime, por jo, më kanë pritur shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo tregon se si janë befasuar pasagjerët kur e kanë parë për herë të parë.

“Në fillim kanë shprehur befasi. Por secili prej tyre më kanë uruar dhe me kanë thënë suksese”, rrëfen Luli.

Luli inkurajon gratë që e duan këtë profesion që të punojnë dhe t’i lënë anash paragjykimet. /Gazeta Shneta