Njihuni me kundërshtarët e radhës së KB Prishtinës në FIBA Europe Cup

KB Prishtina mëson kundërshtarët e radhës në FIBA Europe Cup

Sport

21/11/2018 23:55

KB Prishtina pavarësisht humbjes në ‘Pallatin e Rinisë’ nga Bakken Bears, ka arritur që me sukses të kalojë fazën e parë në FIBA Europe Cup.

Kryeqytetasit kanë kaluar në fazën e dytë të FIBA Europe Cup, duke u renditur në vendin e dytë në grupin E.

Edhe në fazën tjetër, kampionët e Kosovës i presin sfida aspak të lehta.

s.Oliver Würzburg, Dinamo Sassari dhe Pinar Karsiyaka janë kundërshtarët e radhës të KB Prishtinës në fazën tjetër./Lajmi.net/