Njihuni me iRing, unaza që ju mundëson të krijoni muzikë

Nëse të kompozosh muzikë duke përdorur duart tuaja është e vështirë, tani ju mund të provoni të krijoni muzikë vetëm duke i lëvizur duart tuaja.

Auto & Tek

16/06/2014 17:56

iRing është një kontrollues që përdoruesit mund të përdorin lëvizjet e duarve për të krijuar efekte në muzikë.

I krijuar nga IK Multimedia, iRing është një unazë kontrolluese që një përdorues mund ta përdorë për të kontrolluar aplikacionet muzikore pa e prekur kurrë kompjuterin.

iRing është me dy anë, një anë që ka tre pike lineare dhe tjetra, por që është në një model trekëndësh.

Lëvizje dhe gjeste të ndryshme e kontrollojnë iRing përmes kamerës së pajisjeve si iPhone, iPad ose iPod për të kuptuar dhe për të njohur pozicionin e unazës dhe duke e komanduar atë përmes një programi MIDI.

iRing punon me dy programe të ndryshme si aplikacione: iRing Music Maker dhe iRing FX/Controller. E para është menduar për një përdorues të thjeshtë, ndërsa kjo e fundit për ata që bëjn muzikë dhe që duan ta përdorin atë për të krijuar efekte audio.

Kjo nuk është lloji i parë i teknologjisë veshëse për të provuar dhe për të krijuar efekte muzikore. Mi.Mu është një kompani tjetër e cila e bën të njëjtën gjë me doreza – me përjashtim të këtyre të cilat do të kushtonin $4,000 nëse do të dilnin në treg.

Për ata të cilët janë të interesuar, një grup prej dy iRing kushton $25, me aplikacionet e gatshme pa pagesë.