Njihuni me iPhone 6

Me siguri, secilit prej jush ju intereson ta dini se si do të duket iPhone 6, kur do të dalë në treg dhe sa do të kushtojë ai! Muajin e kaluar nisën thashethemet se, Apple po punon për krijimin e një telefoni të lakuar, dhe patenta e re e firmës amerikane i përforcon këto zëra.…

Auto & Tek

18/12/2013 19:00

Me siguri, secilit prej jush ju intereson ta dini se si do të duket iPhone 6, kur do të dalë në treg dhe sa do të kushtojë ai! Muajin e kaluar nisën thashethemet se, Apple po punon për krijimin e një telefoni të lakuar, dhe patenta e re e firmës amerikane i përforcon këto zëra.

Patenta bën fjalë për krijimin e ekraneve me temperaturë të lartë dhe mendohet se kjo teknologji do të përdoret dhe për iPad dhe orët e zgjuara të dorës. Sipas, “Apple Insider”, metoda e krijimit të ekranit të lakuar, përfshin edhe vendosjen e komponentëve në sipërfaqe të ekranit.

Muajin e kaluar, “Bloomberg”, raportonte se, Apple po punon për krijimin e dy ekraneve të mëdhenj telefoni, që pritet të hidhen në treg në fund të vitit të ardhshëm.

Apple pritet të nxjerr në shitje telefonat e rinj në fund të shtatorit 2014 dhe duke qenë se kjo datë përkon me nxjerrjen e produktit të përvitshëm, mendohet se bëhet fjalë për iPhone 6. Ekrani i telefonave të rinj Apple, pritet të kenë një ekran 12 dhe 14 centimetra të gjatë.