Njihuni me gruan më të fortë në Angli (Foto/Video)

Katherine Bartlett, është një 31 vjeçare nga Southamptoni i Anglisë. Ajo peshon 62 kilogramë dhe është e gjatë 1 metër e 67 centimetra.

Fun

27/07/2015 09:56

Barltlett një ish-frizere në tre vitet e fundit ka arritur suksese të ndryshme, ndërsa është kurorëzuar edhe me dy tituj, raporton DailyMail, transmeton lajmi.net

Gjatë garave ajo ngriti pesha të ndryshme, ndërsa mendohet që në një garë ajo ka ngritur edhe peshën prej 146 kilogramëve.

For the competitions, Katherine can end up carrying 27st on her shoulders

Kjo femër e “madhësisë dhjetë”, ka shkëmbyer punën që e kishte si frizere me një sport të rrezikshëm, në të cilin ajo tash tërheq kamionë dhe vetura. Ajo konsiderohet si femra më e fortë në Britani.

Veç tjerash ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa në këtë sport ajo u inkuadrua vetëm tre vite më parë, derisa ka arritur të fitojë dy tituj.

Katherine has to juggle her training around her family life, looking after daughter Eilise, 12 (left), and her five-year-old son Carson (middle)

Kjo 31 vjeçare nga Hampshire i Southamptonit thotë se ushtron pesë herë në javë deri në 12 orë me trajnerin e saj personal.

Ajo shton se ngarkesat që ngrit ajo janë të peshave të ndryshme, ndonjëherë më pak e ndonjëherë më shumë.

The hairdresser competes in a strongwoman competition while, lifting massive barbells in front of onlookers

“Ka kohë kur unë ngris vetëm 70 kg, ndërsa njëherë më është dashur të ngris 171 kilogramë në krahët e mi, kjo ishte një gjë e pabesueshme që më është dashur ta bëja”, rrëfen Bartlett.

“Tërheqjet e kamionëve janë më të vështirat. Ato kërkojnë shumë vendosmëri dhe është me të vërtetë vështirë t’i ushtrosh”, vazhdon ajo.

The mother-of-two gave up  a career in hairdressing for pulling lorries and trucks in competitive sports

Më herët këtë vit, ajo ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të këtij sporti që u zhvillua në SHBA në shkurt, ndërsa sipas saj ishte një gjë shumë e rëndësishme për të. /lajmi.net

Katherine takes part in the Arnold Classic in Ohio, USA

YouTube player