Njihuni me foshnjen më të vogël në botë (Foto)

Kjo foshnje nuk është më i gjatë se një banane. Edhe pse duket se luftëtare, në fillim, gjithçka ishte më e vështirë për të.

Lifestyle

23/04/2017 16:43

Emilia Grabarczyk tani është foshnja më e vogël e lindur në tërë botën. Ajo është fëmija i Lukasit dhe Sabinës.

Lindja e foshnjes Emilia u realizua në spitalin Maria në Witten të Gjermanisë, para një viti. Historia e mbijetesës së saj u quajt nga mjekët si sensacion mjekësor, transmeton lajmi.net

Kur lindi, këmba e saj ishte sa thonjtë e gishtave;  shanset për jetë ishin shumë të vogla, përcilleshin me shumë komplikime të mëtutjeshme.

Në fillim, Emilia duhej të ‘jetonte’ përmes tubit. Mjekët e kanë quajtur gjithashtu ‘luftëtarja e vogël’ si përshkrim i dëshirës së pakusht për jetë.

Rekordi i kaluar për foshnjen më të vogël në botë ishte Rumaisa Rahman, e cila ka lindur në qendrën mjekësore Loyola në Chikago.

Në vitin 2004, Rahman kishte lindur 25 javë. /Lajmi.net/

emilia5