Njihuni me fituesit e garës për ngrirjen e flokëve

Gara u zhvillua në një mjedis ku mbretëronte një temperaturë -30 gradë.

Fun

06/03/2015 18:03

Gjithçka u zhvillua në një vend shumë të ftohtë në Kanada të quajtur Whitehorse, Yukon. Çfarë bëjnë banorët atje për tu argëtuar, të cilët jetojnë në temperatura të ftohta? E festojnë dimrin, natyrisht.

Çdo vit, Whitehorse ka një festival dimëror të quajtur Yukon Sourdough Rendezvous. Gjatë dhjetë ditëve, pjesëmarrësit në këtë festival marrin pjesë në një lokal ‘horror’ për të ngrirë flokët, transmeton Lajmi.net.

Gara zhvillohet në një mjedis ku ka edhe ujë dhe që është shumë ftohtë. Pjesëmarrësit duhet që ta fusin kokën në ujë për t’i lagur flokët dhe më pas të presin për të marrë një formë të ngrirë të tyre.

Kjo garë zhvillohet çdo shkurt përgjatë gjithë muajit. Fituesit marrin disa para si shpërblim dhe shumë prestigj.

Gara e quajtur “Ngrirja e flokëve” u mbajt nga Takhini Hot Pools. Më poshtë mund t’i shihni fituesit e kësaj gare.

484174d0-e300-4f34-ada2-c16b4871d10f.quality_lighter.resize_640x.inline_yes

Kurse më poshtë mund t’i shihni pjesëmarrësit e tjerë:

3e79a903-fcb2-4f3f-a59e-525435e4d85b.quality_lighter.resize_640x.inline_yes 3299e8ff-7331-4889-8218-df56fef267b1.quality_lighter.resize_640x.inline_yes749c98d6-9bc2-4b0e-8295-f5901092f009.quality_lighter.resize_640x.inline_yesf84544a4-d8da-482b-b7e1-b842def64c8f.quality_lighter.resize_640x.inline_yesd4a97557-0e23-4f03-9a9c-9d14bf02c02d.quality_lighter.resize_640x.inline_yes