Njihuni me ”familjen e moshës së ngrirë” (Video)

Një familje prej tre grave në Tajvan ka tërhequr vëmendjen për pamjen e tyre rinore, duke bërë që mosha e tyre aktuale të duket shaka, transmeton lajmi.net

Lifestyle

11/07/2017 14:46

Gratë filluan të bëheshin të njohura, kur një dizajner shpërndau fotot e saj në internet.

Nga fotot, nëna e tyre një balerinë në pension mund të ngatërrohet lehtë me 30 vjeçaret, por në fakt ajo është 63 vjeç.

Ndërkohë, motrat Lure Fayfay dhe Sharon janë në moshën 40 dhe 36 vjeç, por duken sikurse studente kolegji.

Fayfay thotë se edhe babai i tyre 74 vjeçar duket i ri gjithashtu, por nuk del në fotografi sepse është i turpshëm.

Mediat tajvaneze i kanë quajtur ato ”familja e moshës së ngrirë”.

Çka mund të jetë sekreti i tyre? /Lajmi.net/

YouTube player