Njihuni me Facebook M, asistentin digjital të Facebook

Prej rezervimeve në restorante e deri tek rekomandimet e ndryshme, teknologjia e re e rrjetit social do t’i ndihmojë shumë njerëzit përmes inteligjencës artificiale që ka.

Auto & Tek

27/08/2015 11:22

Facebook është duke e lansuar asistentin digjital që kombinon inteligjencën artificiale me një ekip të ndihmëtarëve njerëz, për të guruar me shërbimet e tilla si Siri i Apple, Google Now dhe Cortana.

Facebook M do të integrohet në aplikacionin Messenger të rrjetit social, ku njerëzit do të mund t’i shkruajnë dhe ty pyesin atë gjëra sikur të jenë duke biseduar me ndonjë mik, transmeton Lajmi.net.

Facebook M është aktualisht duke u testuar ende me disa përdorues në Facebook, dhe nuk ka ndonjë datë të konfirmuar se kur do të lansohet për të gjithë përdoruesit e Facebook.

Se si duket biseda me këtë asistent, mund ta shihni në foton më poshtë:

70844cee-3fb6-4413-bfe2-cdc0f8cdf240-620x449