Njihuni me BMW X5 Security Plus

Ky model i ri i BMW pritet që të zbulohet në mbrëmjen e veturave në Moskë.

Auto & Tek

20/08/2014 21:16

BMW do të prezantojë modelin X5 Security Plus në mbrëmjen e veturave në Moskë më vonë këtë muaj, transmeton Lajmi.net.

I shfaqur si koncept që nga viti i kaluar në Frankfurt, modeli prodhues është dizajnuar që të promovojë “performancat më të larta në tokë” dhe sigurinë më të lartë të pasagjerëve.

Kjo do të thotë se vetura do të ketë xham sigurues, shtresa të blinduara dhe shtresa speciale mbrojtëse.

Fuqia e saj vjen nga motori 4.4 litërsh turbo-binjak V8, i radhitur në 450 kuaj-fuqi dhe 479 çifte rrotulluese.