Njihuni me amerikanin, që gjysmë viti punon dhe gjysmë viti udhëton (Foto)

Amerikani i cili në rrjetet sociale prezantohet si “Ultra Romance” e ka vetëm një mision – që të vizitojë sa më shumë vende me biçikletë. Punën e konsideron si të panatyrshme, kurse deri më sot nuk ka arritur të grumbulloi të holla për të blerë ndonjë banesë apo shtëpi, derisa në secilin vend që e ka vizituar nuk ka qëndruar më shumë se gjashtë muaj, shkruan “Daily Mail”.

Fun

27/07/2015 23:19

Aventurieri Benedict i njohur si “Ultra Romance” gjatë gjashtë muajve bën një jetë shumë të thjeshtë, me qëllim që gjashtë muajt e tjerë të vitit ti shfrytëzon për udhëtime, transmeton lajmi.net.

aventurieri 2Por për ti ofruar vetes këtë mënyrë të jetesës, ai gjysmën e vitit e kalon duke punuar, kurse paratë e fituara pothuajse nuk i harxhon me përjashtim të dhjetë dollarëve në ditë.

aventurieri 4Për të puna është vetëm një mjet përmes të cilës vjen deri tek udhëtimet, përndryshe punën e konsideron si të “panatyrshme”.

aventurieri 5Me këtë stil të jetesës ai jeton tash e 15 vite, dhe deri më tani nuk ka arritur të blejë ndonjë shtëpi, banesë apo veturë. Në asnjë vend nuk jeton më shumë se gjashtë muaj.

aventurieri 6“Ne vazhdojmë të kemi paragjykime në lidhje me atë se çfarë konsiderohet sukses në botën moderne. Për mua kjo është pjesë e filozofisë dhe e rrethanave. Nuk turpërohem të pranojë se nuk më pëlqen të punojë, sepse për mua puna është diçka e panatyrshme”, ka deklaruar ai për Business Insider.

aventurieri 7Benedict thotë se i pëlqen ta thjeshtësoi jetën, derisa pranon se faturat dhe dokumentet e tjera i shkaktojnë stres të madh. Kurse gjënë më të shtrenjtë që ai e blenë është çokollata.

aventurieri 8“Gjatë gjashtë muajve punoj si peshkatar ose udhërrëfyes, por shesë edhe pjesë për biçikleta”, ka shtuar Benedict.

aventurieri 3Ai nuk dëshiron të bëjë gjëra të parëndësishme në jetë, sepse për të më e rëndësishme është të jetë një shpirt i lirë. (lajmi.net)