Njihuni me 10 gratë më të bukura në historinë e Shqipërisë (Foto)

Ato kanë qenë të forta, të afta, të talentuara por në të njëjtën kohë edhe shumë të bukura.

ShowBiz

07/02/2017 21:05

Ja disa nga femrat më të bukura të ekranit dhe shoqërisë shqiptare ndër 100 vite.

Mbretëresha Geraldinë

Mbretëresha e vetme e Shqipërisë, bashkëshortja e mbretit Ahmet Zogu i Parë, ishte një zonjë shumë e bukur dhe elegante. Hungarezja e bukur mbeti një grua sharmante, deri në ditët e fundit të jetës.

Sara Blloshmi

Femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror. Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes tyre.

Musine Kokalari 

Shkrimtarja e parë femër shqiptare. Nuk ishte vetëm një grua e fortë e disidente e regjimit komunist, por në të njëjtën kohë edhe shumë e bukur. Kokalari ishte një rrezatim virtytesh e vlerash kulturore, të dobishme për vendin. 

Margarita Xhepa 

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe 32 në kinematografi, do të spikaste jo vetëm për talentin e rrallë, por edhe për pamjen e saj të jashtme. Lushnjarja e bukur Margarita Xhepa mban titujt “Artiste e Kombit” dhe “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi 

Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme. Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.

Rajmonda Bulku 

Në vitet 80 kinematografisë shqiptare do ti shtohej një aktore shumë e bukur dhe ajo ishte, Rajmonda Bulku.

Liljana Kondakçi 

Jo vetëm një këngëtare e suksesshme, ku numëron shumë çmime të para në karrierën e saj artistike, por në të njëjtën kohë edhe një nga femrat më të bukura të festivaleve, të viteve 60-70 në Shqipëri.

Parashqevi Simaku 

Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “YouTube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar. Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve.

Eli Fara 

Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Valbona Selimllari 

Është shpallur Miss-i i parë shqiptar, por publiku e ka cilësuar gjithnjë si Miss-in më të bukur të të gjitha kohërave. “Bobi” siç e thërrasin miqtë ka qenë gjithashtu edhe imazhi i parë i reklamave shqiptare. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe duket sikur vitet për të kanë stopuar.