Njihuni me gruan 210 centimetra të gjatë, që dikur e fyenin duke e quajtur “Godzilla” (Foto)

Një grua shumë e gjatë të cilën dikur e tallnin dhe fyenin duke e quajtur përbindësh dhe “Godzilla”, më në fund ka mësuar ta dojë veten dhe për këtë tani po shërben si frymëzim për të tjerët.

Fun

23/11/2016 09:25

Aly Stosz qysh kur ishte vetëm 12-vjeçe ishte 192 centimetra e gjatë, dhe ndihej e ofenduar nga shokët dhe shoqet e shkollës që vazhdimisht e fyenin dhe talleshin me të, transmeton Telegrafi.

Por 27-vjeçarja e cila sot është 210 centimetra, thotë se industria e modës i ka ndihmuar ta dojë veten.

“Shokët dhe shoqet e klasës vazhdimisht talleshin me mua duke më quajtur përbindësh dhe Godzilla”, gjë që më kishte shkaktuar ankth, ka deklaruar ish-modelja nga New York-u.

Karriera e saj si modele kishte marrë fund kur u rrëzua dhe theu nyjën e këmbës, derisa po e mbante në shpinë një burrë më të vogël se ajo.

“Isha duke ecur rrugëve me një mashkull që e kisha në shpinë që peshonte mbi 90 kilogramë, ku papritmas mu thye taka e këpucës gjë që më kushtoi shtrenjtë, pasi përfundova e rrëzuar për tokë dhe me nyjën e këmbës të thyer”, ka shtuar ajo.

Por ajo thotë se tani ndjehet më e fortë dhe e bukur, dhe se nuk shqetësohet lidhur me atë se çfarë mendojnë të tjerët për të kur e shohin duke ecur nëpër rrugë.

b

c

e

f

i