Njihuni me ‘drogën’ tuaj të re: Çokollatë e ngrohtë me qumësht dhe me verë të kuqe

Pasi t’i shtoni këtë përbërës çokollatës së shkrirë, nuk do të ketë më kthim pas!

Lifestyle

10/11/2016 02:04

Me ardhjen e ditëve të zymta, njerëzit shpesh i mbërthen një lloj melankolie falë shiut e të ftohtit dhe mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjendje, shpesh është një çokollatë e ngrohtë.

Por, së fundmi blogeret e ushqimit kanë gjetur mënyrën për ta bërë edhe më interesante pijen e ëmbël, duke i shtuar asaj verë të kuqe.

Po, po, e lexuat mirë! Çokollatë e ngrohtë me qumësht dhe me verë të kuqe.

Kjo përzierje është bërë edhe fiksimi më i ri i rrjeteve sociale, teksa përdoruesit janë bërë edhe më kreativë duke shtuar copëza çokollate të zezë e të tjerë përbërës.

Jeni gati ta provoni?

Burimi: The Kitchn