Njëzet mijë lesbike bëhen pjesë e festivalit më të madh në botë (Foto/Video)

Vajzat duan vetëm argëtim. Kjo po që është e vërtetë. Janë këto 20 mijë lezbike që morën pjesë në festivalin “Palm Springs”, që është pesë ditësh duke u argëtuar në pishinë, me piknik dhe kërcime të pandalura femër me femër.

Fun

08/04/2016 15:44

Pa asnjë burrë në festival, këto femra megjithatë  gjejnë kënaqësi me njëra tjetrën me pije alkoolike, diell dhe përzgjedhjen e cilësdo femër, transmeton lajmi.net.

Festivali u mbajtë në Florida ku mori pjesë edhe këngëtarja Lady Gaga dhe Lindsay Lohan.

Ndërkaq vitet e kaluara mysafire kanë qenë Katy Perry dhe The Pussycat Dolls.

Emri zyrtar i festivalit është “Club Skirts Dinah Shore Weekend”, që u themelua fillimisht nga Shore, e cila vdiç në moshën 77 vjeçare, dhe nuk ishte lesbike.

Në video shihet qejfi që këto femra bëjnë ashtu si ato duan pa u brengosur se kush po i sheh apo pa menduar për ndonjë mashkull.

“Gjithmonë ka qenë e nevojshme që lesbiket apo homoseksualët të mblidhen së bashku”, ka thënë Mariah Hanson, themeluesja e këtij organizimi.

“Kjo ditë është dhe gjithmonë ka qenë pjesë e kremtimit magjik të jetës sonë”.

“Në qoftë se OKB do t’i kushtoj vëmendje kësaj që po ndodh, mund ta ndryshojë botën për një kuptim të mirë. Këtu ne vëmë mënjanë mosmarrëveshjet dhe kthehemi në shtëpi të ndryshuara”, ka shtuar ajo.

Palm Springs është vlerësuar të ketë 50 për qind të popullsisë homoseksuale, dhe sigurisht edhe  ka popullsinë më të lartë homoseksuale në SHBA.

Kryetari homoseksual, Rob Mun, ka thënë: “Tani më shumë se kurrë, qyteti po përjeton një rilindje të madhe të këtyre festave”.

“Ne i detyrohemi shumë komunitetit LGBT  që ka ndihmuar “Palm Springs” të zhvilloj këtë festival në mënyrë elegante dhe të sofistikuar”.

Social:The event is a great chance for women from all around America to get together - and memories often have a long life on social media afterwards