Njësoj si Messi e Ronaldo, probleme edhe për Marcelon

Marcelo ka probleme me ligjin.

Sport

11/09/2018 12:27

Në Spanjë vazhdojnë “të shpërthejnë” çështjet e shmangies së taksave nga futbollistët.

Pak kohë më parë ishte Mesi ai që u akuzua për evazion fiskal. Të njëjtin fat pësoi edhe Ronaldo.

Për këtë të fundit ndoshta një arsye më shumë për tu larguar nga Spanja.

Tani është radha e Marcelos. Braziliani, siç raporton “El Mundo”, ka pranuar vendimin e gjykatës për një gjobë prej 753 mijë eurosh.

Në këtë gjobë përfshihen taksat e mospaguara dhe kamata e vonesës.

Për sa i përket burgut, Marcelo nuk do të kryejë asnjë ditë. Ai nuk është i dënuar më parë dhe kjo përbën lehtësim në ligjin spanjoll. Sigurisht i duhet të paguajë ekstra për të shmangur burgun.