Njësia Speciale te rrethi i flamurit në Prishtinë (Foto)

Në orët e mbrëmjes, forca të shtuara të Policisë janë prezente në afërsi të “Rrethit”.

Lajme

13/02/2018 18:03

Pikërisht në zonën ku po pritet vendosja e flamurit të Kosovës brenda pak minutash.

Një gjë të tillë ka dhënë urdhër edhe kryeministri Haradinaj.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga vendi ku shihen njesitet speciale.

Gazetarët nga vendi ngjarjes raportojnë se aktualisht situata është e qetë.

Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur thirrje të disa qytetarëve që ta pengojnë vendosjen e flamurit të Kosovës. /Lajmi.net/