Njerku e mbytë duke e rrahur vajzën 4-vjeçare, vetëm pse i bëri pantallonat pis

Një njerk është arrestuar në lindje të Kinës për rrahje brutale kundrejt vajzës katërvjeçare, pasi bëri pantallonat pis.

Fun

20/02/2019 19:29

Njerku e kishte mbytur duke e rrahur vajzën, këmbët dhe pjesën e poshtme me një shkop bambu si ndëshkim për urinim të pantallonave të saj, sipas policisë në provincën Anhui.

I njëjti person varrosi trupin e saj në një kodër të vogël, transmeton lajmi.net.

Fqinjët në fshatin Wugang, ku familja jetoi, filluan të ngrisin dyshime në janar pasi vajza u zhduk për disa ditë.

Personi, i identifikuar si Wu Weibao, u arrestua nga policia më 31 janar, pasi policët arritën të gjejnë prova për humbjen e jetës së vajzës, sipas një deklarate të lëshuar nga Prokurorati Popullor i Anhui sot.

Sipas ligjit kinez, një person mund të burgoset deri në tre vjet për keqpërdorimin e atyre që janë nën kujdesin e tij, duke përfshirë fëmijët, të moshuarit, pacientët dhe personat me aftësi të kufizuara. /Lajmi.net/