Njeriu që shpenzoi 3 orë kohë duke lëpirë zilen e derës

Policia është në kërkim të një personi, i cili supozohet të ketë kaluar tri orë rresht duke lëpirë zilën e derës së një shtëpie.

Fun

08/01/2019 17:44

Pamjet e siguruara nga kamera e shtëpisë kapën një person duke lëpirë zilen e derës së po asaj shtëpie, transmeton lajmi.net.

Policia lokale është duke kërkuar për njeriun, që është identifikuar si Roberto Daniel Arroyo, 33-vjeçar.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë Salina tha për ABC7 se “ishin befasuar ngase imazhi ishte aq i qartë, si dhe nuk iu duhej shumë për të identifikuar individin”.

Policia thotë se i dyshuari mund të përballet me dy akuza: për kundërvajtje dhe tentatim për vjedhje. /Lajmi.net/