Njeriu që luan ping pong pa duar! (VIDEO)

Ibrahim Hamato është nga Egjipti. Në moshën 10 vjeçare ai i ka humbur të dy krahët, por asnjëherë nuk e ka humbur pasionin e tij për sportin e ping pongut.

Fun

08/03/2016 07:27

Edhe pse pa duar, Ibrahimi ka gjetur një mënyrë unike për të përdorur raketën, duke e mbajtur atë përmes dhëmbëve, ndërsa për të nisur lojë, ai përdor këmbën.

“Kur ju punoni asgjë nuk është e pamundur”, shprehet lojtari më i veçantë i ping pongut. Në vitin 2014, ai mori pjesë në “World Team Table Tennis Championships”, ku ishte i ftuar nderi. Aktualisht, ai është i ftuar në “2016 World Team Championships”.

Në videot e publikuara në “Youtube”, duken aftësitë e tij të shkëlqyera në këtë sport, edhe pse pa duar. Në videon e ngarkuar së fundmi në “Youtube”, ai i është duke zhvilluar një ndeshje në sallën e trajnimit me belgun Jean Michel Saive, ish-kampion në ping pong./ Top Channel

YouTube player