Njeriu që kupton universin nuk kupton dot Donald Trump

Stephen Hawking kupton funksionimin e universit, por thotë se nuk mund ta kuptojë popullaritetin e Donald Trump.

Bota

30/05/2016 21:13

Astrofizikani britanik deklaroi sot për ITV se kandidati republikan për president më SHBA, Donald Trump është “një demagog i cili duket se apelon për emëruesin më të vogël të përbashkët”.

Hawking gjithashtu i bëri thirrje votuesve britanikë për të votuar “pro” qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Evropian, në referendumin e 23 qershorit. Ai tha se qëndrimi në BE, sjell më shumë mbështetje për kërkimet shkencore në Britani, si dhe për ekonominë dhe sigurinë.

“Kanë përfunduar ditët kur ne mund të qëndronim me forcat tona kundër botës. Ne kemi nevojë të jemi pjesë e një grupi më të madh të kombeve, si për sigurinë, ashtu dhe tregtinë tonë”, tha Hawking.