Njeriu i “pathyeshëm”: Nuk e di se çka është frika dhe dhembja (Video)

Amandeep Singht nga India, i njohur si “Burri i hekurt”, ka rezervuar një vend në Librin e Rekordeve në Indi dhe u bë një ndër njerëzit më të famshëm.

Bota

23/03/2016 14:38

34 vjeçari i cili thotë se “nuk e njeh frikën dhe dhembjen” mund të përballojë edhe makinën mbi të e gjithashtu shkatërron shufra metalike me gjoksin e tij, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk lëndohem edhe në qoftë se dikush më godet me shufra hekuri”, ka thënë ai.

“Në fillim kam bërë ushtrime të vogla, por tani kam 9 vite që praktikohem pa pushim, kam ushtruar shumë që të bëhem i tillë”, shtoi ai.

Njerëzit të cilët e njohin kanë thënë se ai ka mbrojtur më shumë se 3,000 studentë nëpër shkolla të ndryshme, të cilët janë ngacmuar prandaj atë e njohin një numër shumë i madh i njerëzve.

Amandeep gjithashtu tha se: “Gëzohem për këtë që jam. Qëllimi im është të më njohë shoqëria dhe të bëjë krenar vendin tim”./lajmi.net