Njeriu misterioz më i pasur në botë, lë pas edhe Bill Gates

Miliarderi Bill Gates e ka humbur vendin e parë i të qenit njeriu më i pasur në botë. Vendin e tij e ka zënë një spanjoll, pak i njohur në botë por i suksesshëm.

Fun

18/12/2016 19:42

Themeluesi misterioz i kompanisë Zara Amancio Ortega renditet i pari në listën e më të pasurve në botë.

Aksionet e kompanisë mëmë të shitësit spanjoll, Inditex, u rritën me 2.5%. Kjo rriti pasurinë Ortega për 79.5 miliardë dollarë sipas Forbes. Pasuria neto e Gates llogaritet 78.5 miliardë dollarë.

Pavarësisht pasurisë mbresëlënëse të Ortegas, pak është dëgjuar për të. Spanjolli 80 vjeçar ruan fort privatësinë e tij dhe jep shumë pak intervista për shtypin.

Ai ka themeluar gjigantin e modës “Zara”, me gruan e tij të atëhershme Rosalia në vitin 1975.

Kompania e tij ka mbi 600 degë nëpër botë. Amancio Ortega është njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto të vlerësuar në 79.5 miliard $.