‘Njeriu me veshët e çelikut’ arrin rekord botëror duke tërhequr aeroplanin me veshë (Foto)

Johnny Strange, 26 vjeç, përdorë zinxhirët përmes vrimave të shpuar në vesh për të tërhequr një aeroplan që peshon 677kg për 20 metra.

Fun

09/09/2015 11:20

Disa thonë se jo vetëm ajo që ai bën, por edhe mbiemri i tij tregon se ai është i çuditshëm – për shkak që ai ka hyrë në librin e rekordeve për tërheqjen e një aeroplani me veshë.

Johhny, që është 26 vjeç, përdori vrimat e shpuara në veshët e tij për t’i vendosur zinxhirët dhe për të tërhequr më pas një aeroplan Cessena 172-P që peshon 677kg, për 20 metra, transmeton Lajmi.net.

Kjo është edhe arsyeja pse ai po quhet ‘Njeriu me veshët prej çeliku’. Ai do të paraqitet në Librin e Rekordeve Genis për vitin 2016 nesër.

Shikojeni përmes fotografive tërheqjen e tij:

PAY-Johnny-Strange (1) PAY-Johnny-Strange (2) PAY-Johnny-Strange (3) PAY-Johnny-Strange (4)