Njeriu me krahun e tij gjigant

Krahu i MatthiasSchlitte ka masën 46 cm dhe e ka udhëhequr atë drejtë lavdisë në botën e mundjes së krahut.

Fun

17/06/2014 17:50

Njihuni me njeriun i cili ka forcë mbinjerëzore, por vetëm në njërin krah të tij.

Matthias Schlitte ka lindur me njërin krah gjigant. Gjymtyra, e cila ka masë pothuajse 46 cm, për fat të mirë është përdorur për qëllime të mira.

Matthias, nga Gjermania,ka ndërtuar një karrierë me krahun e tij masiv duke u marrë me mundje krahu.

Ai e filloi këtë rrugë, kur ai ishte vetëm 16 vjeç dhe mendoi të merrte pjesë në një turne që po mbahej në një bar.

Pasi ai i kishte mposhtur kundërshtarët e tij një nga një, ai shpejt e kuptoi se ai ishte mjaftë i mirë në atë sport, kur përdorte vetëm njërën dorë.

Që nga atëherë ai ka kaluar më shumë se një dekadë duke udhëtuar rreth globit për t\’u përballur me ata që e kishin sfiduar në duel dhe ka marrë epitetin e më të mirit në botë në këtë sport.

Deri më tani ai ka fituar tetë kampionate Gjermane dhe 14 ndërkombëtare.

Ai madje ka mposhtur edhe një robot të dizajnuar veçanërisht për mundje krahu, duke na treguar se ai është këtu për të ndaluar intelegjencën artificiale që të jetë një kërcënim për racën njerëzore.