Njeriu më i vjetër në botë feston ditëlindjen e 116’të

Misao Okawa është e vetmja prej pesë njerëzve të gjallë të lindur në shekullin e 19’të, kur mbretëresha Victoria ishte në fron. Gjumi i mjaftueshëm dhe dietat e shumëllojshme janë sekretet për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, thotë Misao, që mban epitetin e njeriut më të vjetër në botë, duke festuar ditëlindjen e…

Lifestyle

06/03/2014 11:49

Misao Okawa është e vetmja prej pesë njerëzve të gjallë të lindur në shekullin e 19’të, kur mbretëresha Victoria ishte në fron.

Gjumi i mjaftueshëm dhe dietat e shumëllojshme janë sekretet për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, thotë Misao, që mban epitetin e njeriut më të vjetër në botë, duke festuar ditëlindjen e saj të 116-të dje.

Okawa e cila u bë personi më i vjetër në botë qershorin e kaluar, i’u dha një tortë me vetëm tre qirinjë në shtëpinë e saj të pleqëve ne Osaka – një qiri për çdo shifër të moshës së saj.

Okawa është njëra prej pesë grave që janë gjallë, të lindura në shekullin e 19’të.

Ndërsa ajo ka folur për dashurinë ndaj Sushit, të cilën e konsumon të paktën njëherë në muaj, Okawa megjithatë nuk ruhet shumë në ushqime.

Ajo ha Sushi, të cilën e preferon, dhe çdo gjë tjetër që ajo pëlqen.Ajo gjithmonë thotë se sekreti për një jetë të gjatë është ushqimi i mirë dhe pushimi.

Për Okawa’në, pushim do të thotë 8 orë gjumë në ditë, pandërprerë.

Në vitin 1898, vitin që lindi Okawa, lufta mes Spanjës dhe Amerikës ishte në fillimet saj dhe Mbretëresha Victoria ishte ende në fronin britanik.

Okawa u martua në vitin 1919, por burri i saj vdiq në vitin 1931, më shumë se tetë dekada më parë.

Ajo ka tre fëmijë, dy prej të cilëve janë ende gjallë dhe në të nëntëdhjetat e tyre.

Okawa ka katër nipër dhe gjashtë stërnipër.