Njeriu bombë, arrestohet 34-vjeçari që montonte mina me celular – Lajmi.net
Njeriu bombë, arrestohet 34-vjeçari që montonte mina me celular
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 15:57, 13 March 2018
Prej katër muajsh kishte marrë me qira një dyqan të vogël për riparimin e celularëve dhe gjatë kësaj periudhe, nuk kishte ngjallur asnjë dyshim për aktivitetin që kryente.

Shpërthimi që ndodhi ditën e hënë në dyqanin e Gentian Hoxhës, ka ngjallur panik në zonë, edhe për faktin që dyshimet flasin se brenda atij dyqani të vogël celularësh montoheshin mina me sahat.

Ndërsa pasojat e shpërthimit aksidental janë evidente pranë qepenit të mbyllur me dritat e dyqanit ende të ndezura. Njerëzit që për shkak të punës janë pranë dyqanit ku ndodhi shpërthimi, edhe 24 orë pas ngjarjes janë të trembur dhe urojnë zotin që nuk pësuan dëmtime.

Ata nuk preferojnë të flasin para kamerës, ndërsa jashtë saj dinë pak për 34-vjeçarin. Thjesht një njohje fizike thonë ata. Po kaq pak di edhe policia.

Burime pranë uniformave blu janë shprehur se kjo është një ngjarje ku e kaluara e protagonistit nuk të ndihmon për ta zbardhur. Por është vetë ngjarja, që pritet të zbardhë të kaluarën e Gentian Hoxhës.

Grupi i hetimit nuk asnjë dyshim se 34-vjeçari po përgatiste një minë me celular, pasi kanë gjetur kapsolla detonatore, fitil zjarrëpërcjellës dhe mbetje të lëndës shpërthyese në tavolinën ku po punonte i plagosuri. Për këtë arsye kanë nisur verifikimet e personave me të cilët ai mbante kontakte.

Vete Gentiani po vazhdon të mbahet në sallën e reanimacionit të spitalit të Traumës me gishtat e duarve të dëmtuara dhe me djegie në fytyrë. Dhe për këtë arsye grupi i hetimit ende nuk ka mundur ta marrë në pyetje, ndërsa ruhet me punonjës policie pasi është i arrestuar. Gjatë ditës së mërkurë pritet që në spital të mbërrijnë gjyqtari i gatshëm së bashku me përfaqësuesin e prokurorisë për t’i caktuar masën e sigurisë, e cila sipas kërkesës së prokurorisë duhet të jetë arrest me burg, për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO