Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Mramor, në gjendje të rëndë
Njëri nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në Mramor është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajme
Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili ndodhet në QKUK.
Ai shtoi se nga 10 pacientët që ka pranuar QKUK, tre prej tyre kanë vdekur, ndërsa shtatë të tjerë janë duke u trajtuar, raporton kallxo.com.
Ministri ka folur edhe për gjendjen shëndetësore të ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç.
Lexo edhe:
Vdes edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan
“Gjendja e ambasadores është mirë, ka lëndime në krahun e djathtë”, tha Mustafa.
Tre persona mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.