Njëri me 32 mijë euro, tjetri me makinë të vjedhur, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në doganën e Kakavijës. Njëri nga shqiptarët është arrestuar, pasi ka tentuar të kalojë nga

Lajme

20/08/2017 20:01

Greqia për në Shqipëri 32.560 euro të fshehura në bagazhe për të cilat nuk kishte dokument justifikues. Dogana greke ka mbajtur 25% të shumes si taksë dhe pjesën tjetër e ka sekuestruar deri në justifikimin ligjor të saj.

Ndërkohë shtetasi tjetër shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi po kalonte nga Shqipëria për në Greqi me një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali.