Njëri komandant arrestohet – tjetri nuk i ndahet, e përcjell deri në çastin e fundit

Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, të dy deputetë në opozitë të Kuvendit të Kosovës, njihen për miqësinë e tyre që prej kur ishin luftëtarë të UÇK-së.

Lajme

19/02/2016 20:11

Të dy sot u përjashtuan nga seanca e Kuvendit, me vendim të krye-kuvendarit Kadri Veseli. Selimi u pa duke lëshuar gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit, dhe pas kontrolleve të policisë ai u kërkua që të shoqërohet për në stacionin policor.

Gjatë “dorëzimit” të Selimit, ai tërë kohën u shoqërua nga kolegu i tij Haradinaj.

Në foto shihet se si deputeti Selimi duke u futur në veturën civile të Policisë së Kosovës, përcillet nga deputeti Daut Haradinaj.

Ky i fundit i dha mbështetje edhe përmes një shënimi në Facebook, duke lënë porosinë për Selimin se këto veprime e bëjnë atë edhe më të fortë.

Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi, gjatë paraqitjes publike për herë të parë të UÇK-së