Njerëzit që rrinë zgjuar deri vonë janë më të mençur dhe bëjnë më shumë seks

Duket se, sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Personality and Individual Differences’, njerëzit të cilët qëndrojnë zgjuar deri vonë kanë një inteligjencë më të lartë se të tjerët.

Lifestyle

19/11/2015 22:58

Studimi, i cili shikoi 20,000 njerëz, gjeti se njerëzit me IQ më të lartë kanë zakone të ndryshme të fjetjes. Ata me një inteligjencë mesatare shkojnë më herët në shtrat për t’u ngritur më herët.

Por, ata me IQ më të lartë qëndrojnë të paktën edhe tri orë më shumë, transmeton lajmi.net.

Më interesant ishte fakti se, sipas hulumtuesve në Britani, njerëzit me inteligjencë më të lartë bëjnë më shumë seks se të tjerët. Seksi është një ‘vrasës’ i stresit, dhe njerëzit inteligjentë nuk kanë stres.

Kjo mund të jetë një metodë e tyre, që të qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe të bëjnë seks, dhe kështu të përfitojnë dy gjëra në të njëjtën kohë: rritje të inteligjencës dhe lirim të stresit. (lajmi.net)