Njerëzit që bëjnë më shumë seks, janë më të lumtur

Sa më shumë që njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, aq më i lartë është niveli i lumturisë, pohon një studim i kryer së fundmi.

Lifestyle

26/03/2017 20:42

Studimi i cili është kryer tek 16,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka gjetur se seksi ndikon në lumturinë e burrave dhe grave në të njëjtën mënyrë, transmeton lajmi.net

Megjithatë, e njëjta nuk ndodh kur meshkujt dhe femrat bëjnë më pak seks. Për femrat që bëjnë seks një herë në muaj ose më pak, vërehet shumë pak në të qenit e lumtur, ndërsa tek meshkujt e njëjta statistikë ndikon shumë më tepër.

Sigurisht, studimi ka gjetur gjithashtu se seksi është i lidhur shumë edhe me raportin që gëzojnë çifti mes vete.

Çiftet e martuara bënin më shumë seks dhe ndikonte shumë më pozitivisht sesa tek njerëzit të cilët ishin të divorcuar, të pamartuar ose të cilët kishin kryer marrëdhënie seksuale të rastësishme.

Studime të mëparëshme kanë pohuar se seksi ka ndikim të madh në shëndetin mental dhe atë fizik të njerëzve./Lajmi.net/