Njerëzit mund të bëhen me dorë të tretë, kjo video e dëshmon më së miri

Shkencëtarët kanë krijuar një robot të çuditshëm që mund të ushqejë njerëzit, kur dy duart e tjera i kanë të zëna.

Auto & Tek

25/11/2018 18:05

Dora e tretë e veçantë, e emërtuar “Arm-A-Dine”, bashkëngjitet në mes të gjoksit të dikujt dhe merr ushqim nga pjata e tyre në gojë, transmeton lajmi.net.

Roboti, i cili është ende vetëm një prototip, është projektuar për të rritur përvojën sociale të ngrënies, thonë studiuesit.

Krahu robotik u krijua nga Exertion Games Lab në Universitetin RMIT në Australi dhe Instituti Indian i Dizajnit të Teknologjisë Informative.

“Arm-A-Dine është eksplorimi ynë i një sistemi të ri të ushqyerjes me dy persona që fokusohen në një përvojë të përbashkët ushqimi”, thanë studiuesit për Spectrum. /Lajmi.net/