Njerëzit kanë më shumë gjasa të mashtrojnë në verë, thotë studimi

Ndërsa vera fillon, temperaturat po rriten edhe në dhomën e gjumit.

Fun

28/06/2018 14:21

Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit kanë më shumë gjasa të mashtrojnë gjatë muajve të verës.

Ashley Madison, një faqe interneti takimesh për njerëzit e martuar, zbuloi këtë gjë. Faqja e internetit, e cila u shërben njerëzve, zbuloi muajin e tij të pikut për mashtrimet dhe ai është korriku, transmeton lajmi.net.

Tammy Nelson, seksologe dhe terapiste tha: “Nivelet e rritura të serotoninës shoqërohen me më shumë ekspozim ndaj diellit, në fund të fundit duke i lejuar njerëzit të ndihen më të lumtur.

“Me ekspozimin më të madh të diellit në verë, njerëzit do të ndjehen më të lumtur, më të sigurt dhe kjo do të ndihmonte në nxitjen e vendimit të dikujt për të filluar një çështje jashtëmartesore, duke i lejuar ata të ndjehen më mirë për vendimin”. /Lajmi.net/