Njerëzit inteligjentë rrinë deri vonë, shkaktojnë rrëmujë dhe…

Nëse keni shpenzuar gjithë fëmijërinë tuaj duke shkaktuar kaos dhe rrëmujë në shtëpi, duke u bërë problem për prindërit kur janë përpjekur për t'ju dërguar në shtrat dhe ju kanë qortuar kur keni folur fjalë të ndyta, atëherë bëhuni gati për ta takuar anën e ndritshme të të gjithë kësaj.

Fun

14/08/2016 06:01

Ka ekzistuar mendimi se vetëm njerëzit e paarsimuar janë ata që përdorin fjalë të këqija pasi fjalori i tyre është i kufizuar deri aty, por e vërteta qëndron se njerëzit të cilët nuk përdorin fjalë të këqija kanë fjalor të kufizuar.

Njerëzit intelegjintë janë karakterizuar gjithashtu me aftësinë e të përdorurit të fjalëve në varësi të situatës dhe dinë kur të heshtin, përcjellë lajmi.net

Për një kohë të gjatë deri më tani ekspertët kanë studiuar jetën e njerëzve me talente të ndryshme dhe kanë vërtetuar se njerëzit të cilët rrinë vonë gjatë natës janë më inteligjentë dhe nëse jeni në këtë grup, atëherë urime – ju jeni në të njejtin grup si Charles Darwin, Winston Churchill, dhe Elvis Presley.

Hulumtimet e bëra në Universitetin e Minesotës kanë prodhuar një përfundim interesant. Njerëzit që bëjnë rrëmujë në tavolinën e tyre të punës nuk është arsyeja se ata janë të çrregullt, por vëmendja e tyre qëndron tek më e rëndësishmja. Për më tepër, psikologët kanë pretenduar se një ambient i çrregullt i punës është ideal për rrjedhjen e ideve të reja dhe për artikulimin e mirë të tyre./lajmi.net