Njerëzit e lindur pas këtij viti kanë katër herë më shumë gjasa për të pasur një kancer në zorrën e trashë

Në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 356,000 raste të reja të kancerit diagnostifikohen çdo vit, që do të thotë se çdo ditë kemi 1000 raste të reja me këtë sëmundje

Lifestyle

20/04/2017 19:33

Një studim i ri i botuar në Journal of the National Cancer Insitute, ka zbuluar se ka pasur një rritje të vazhdueshme të numrit të kancerit në zorrën e trashë në mesin e të rinjëve, shkruan Daily Star, trasnmeton lajmi.net.

Studiuesit kanë zbuluar se ata që lindën në vitin 1990 kanë dyfishin e rrezikut për të pasur kancerin e zorrës së trashë, dhe katërfishin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë për ata persona që kanë lindur në vitin 1950.

Kjo mund të ketë lidhje me stresin, dietën dhe sjellje të tjera. Megjithatë kanceri i zorrës së trashë është një nga format më të parandalueshme të sëmundjes. /Lajmi.net/