“Njerëzimi i ka 100, jo 1000 vite për të gjetur një planet të ri për të jetuar”

Një nga shkencëtarët më të mëdhenj në fushën e shkencës dhe teknologjisë, Stephen Hawking, kërkoi të dyfishohen përpjekjet për kolonizimin e botëve tjera – para se Toka të bëhet e pabanueshme.

Fun

22/05/2017 00:09

Duke folur në Shoqërisë Mbretërore në Londër, ai përsëriti dëshirën e tij për bashkim të sojit njerëzor me qëllimin e vetëm që të bëhet soj multiplanetar, transmeton Telegrafi.

“Unë besoj fuqishëm se duhet të fillojmë ta shikojmë një plan alternativ për strehim të mundshëm”, ka thënë Hawking, duke shtuar se ne “humbet hapësira në Tokë se dhe duhet që të tejkalojmë kufizimet teknologjike që na parandalojnë të jetojmë diku tjetër në univers”!

Ai po ashtu ka korrigjuar linjën kohore prej 1000 vitesh që e ka dhënë vitin e kaluar. Hawking tash beson se njeriu i ka 100 vite për të zhvilluar teknologjinë për kolonizime planetare.

Arsyet për këtë, pra për popullim të ndonjë planeti tjetër, thotë se janë ndryshimet klimatike.