Njerëz nga e gjithë bota tregojnë ngacmimet që meshkujt ua bëjnë femrave në vendet e tyre (Video)

Normalisht, në çdo vend të botës meshkujt u ‘lëshojnë’ fjalë femrave të ndryshme rrugës të cilat i tërheqin ata.

Fun

02/10/2015 12:24

Projekti i fundit i Cut.com kishte për qëllim të intervistonte njerëz nga e gjithë bota për të treguar për ngacmimet më të paharrueshme që ata i kanë hasur apo përdorur – dhe rezultatet janë mahnitëse.

Videoja fillon me një vajzë nga Kolumbia, e cila tregon për ngacmimin ‘më traumatik’ që ajo e kishte dëgjuar ndonjëherë. “Hey Mami, qenke veshur në të kuqe. Do të bëhem toreadori yt edhe në qoftë se kjo do të thotë shumë mish për kodhrën time,” thotë ajo.

Duke qeshur, ajo i këshillon vajzat se nëse e dëgjojnë këtë thënie, të ikin për të shpëtuar. Më pas shfaqet një burrë me syze nga Nju Delhi, i cili tregon se si ai dhe miqtë e tij i ngacmojnë femrat.

Ai thotë: “Ne afrohemi tek një vajzë dhe e pyesim, ‘A është babai yt terrorist?’,” shpjegon ai. “Kur ajo thotë ‘Pse?’, ne i themi “Sepse dukesh si bombë.”

Më pas shfaqet një vajzë nga Bangkoku, e cila buzëqeshë përderisa tregon ngacmimin më të zakonshëm që bëhet në vendin e saj. Ajo thotë se meshkujt dalin atje dhe të thonë: “A ke ndonjë monedhë sepse duhet ta thërras nënën për t’i treguar që e kam gjetur të dashurën,” transmeton lajmi.net.

Më pas, shfaqet një vajzë nga Berlini, e cila thotë se meshkujt atje të thonë gjëra të ndryshme, duke përfshirë: “A beson në dashuri në shikim të parë apo duhet të eci ende?”.

Shikojeni videon: