Njëherë rikthimi, pastaj vendimi

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti nuk ka filluar të mendojë se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në karrierë. Legjenda e Nerazzurrëve, 40-vjeç, e ka ndarë mendjen vetëm tek rikthimi i tij nga lëndimi që i pamundësoj të luajë në fazën përfundimtare të edicionit të kaluar dhe fillimin e këtij të tanishmit.…

Sport

20/10/2013 12:00

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti nuk ka filluar të mendojë se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në karrierë. Legjenda e Nerazzurrëve, 40-vjeç, e ka ndarë mendjen vetëm tek rikthimi i tij nga lëndimi që i pamundësoj të luajë në fazën përfundimtare të edicionit të kaluar dhe fillimin e këtij të tanishmit.

“Është një vendim që duhet të bëhet pas mendimeve të gjata”, deklaroi Zanetti për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

“Por, tani për tani e kam mendjen tek rikthimi nga lëndimi dhe të shijoj sërish kënaqësinë e paraqitjeve në fushë, pastaj do të vlerësoj se si ndihem, dhe nëse do të vazhdoj të jem i rëndësishëm në ekip. Ose, do të ngriti dorën dhe do të them mjaft”, u shpreh Zanetti.

Pasi të mbyll karrierën, atij do t’i pëlqente të mbetet në familjen zikaltër.

‘Shpresoj të bëjë diçka edhe më tepër për Interin, nëse jo si trajner, ndoshta si zyrtar, ti ndihmoj këtij klubi në mënyrë që të vazhdojë të jetë në nivelet e larta”, përfundoi ai.