Një zyrtar i LDK’së dhe një kryetar komune nën hetime

Si pasojë e keqpërdorimeve me prona, një zyrtar i lartë LDK'së dhe një kryetar komune janë nën hetime nga organet e drejtësisë. Keqpërdorimet kanë të bëjnë me prona të AKP'së.

Lajme

19/03/2014 14:28

Burimet e lajmi.net e konfirmojnë raportimet e mëhershme për arrestimin e mundshëm të një zyrtari të lartë të LDK’së nën dyshimet për keqpërdorime në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Burimet e lajmi.net pohojnë se nën hetime me zyrtarin e LDK’së është edhe njëri nga kryetarët e një komune të udhëhequr nga kjo parti, të cilët në bashkëveprim kanë keqpërdorur prona të ndryshme për përfitime.

“Hetimet në lidhje me këtë rast kanë nisur kohë më parë dhe ato do të konkretizohen brenda pak ditëve. Indeksonline posedon identitetin e të dyshuarit, por për shkaqe të hetimeve nuk do të publikohet. Në këtë rast sipas burimeve do të ketë edhe konfiskim të pasurisë. Për këtë të fundit Kosova është kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian,” ka raportuar gjatë ditës Indeksonline.