Një yll i Anglisë është homoseksual

Një futbollist i ekipit të Anglisë që luajti në miqësoren kundër Danimarkës në Wembley të mërkurën, është homoseksual, kanë njoftuar mediet britanike. Mijëra tifozë të futbollit kanë filluar të spekulojnë se kush mund të jetë ai. Në mesin e atyre më të përmendurve janë mbrojtësi i Chelseas, 33-vjeçari, Ashley Cole. Por, edhe bashkëlojtari i tij…

Sport

08/03/2014 16:08

Një futbollist i ekipit të Anglisë që luajti në miqësoren kundër Danimarkës në Wembley të mërkurën, është homoseksual, kanë njoftuar mediet britanike.

Mijëra tifozë të futbollit kanë filluar të spekulojnë se kush mund të jetë ai. Në mesin e atyre më të përmendurve janë mbrojtësi i Chelseas, 33-vjeçari, Ashley Cole.

Por, edhe bashkëlojtari i tij i ri në Kombëtare, mbrojtësi i krahut Luke Shaw, u përmend si kandidat. Por, ata mohuan dyshimet.

Shaw insistoi se: “Nuk jam unë”. 18-vjeçari Shaw më pas e fshiu postimin, por në mesazhin e Cole shkruante: “Më vjen keq të ju dëshpëroj por jam strikt, vetëm femra”.

Reagimi i tij erdhi pas njoftimeve se një yll i Premierligës do të zbulojë preferencën e tij seksuale, gjatë një interviste që do të publikohet të dielën.

Por, ylli i Chelseas, Cole ishte viktimë e shakave nga tifozët, që dyshuan në preferencën e tij pas tradhtisë që ia bëri këngëtares seksi, Cheryl Cole, 30-vjeçe.

Sipas njoftimeve, futbollisti në fjalë do të publikojë një intervistë të dielën duke pranuar se është homoseksual.