“Një yll i futbollit do të vdes pak kohë para fillimit të Kampionatit Botëror”

Një prej parashikuesve më të famshëm në Brazil kishte parashikuar tragjedinë e futbollistëve brazilianë.

Sport

05/12/2016 17:17

Bëhet fjalë për Vidente Carlinhos, i cili më 26 mars të këtij viti kishte parashikuar shuarjen e një skuadre futbolli si pasojë e rënies së një aeroplani.

“Nuk dihet se çfarë klubi apo kombëtare. Por, një ekip do të shuhet si pasojë e rënies së një aeroplani”, kishte thënë Carlinhos për një televizion brazilian.

Ai tani ka paralajmëruar për një tragjedi të re që do të prek futbollin.

Carlinhos ka deklaruar se një lojtar i ekipit kombëtar të Kilit, nuk do të mund të luaj në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, pasi që do të vdes pak kohë para fillimit të tij.

“Një lojtar shumë i njohur kilian do të vdes para Kupës së Botës ‘Rusia 2018’. Edhe  nëse Kili siguron pjesëmarrjen, ai lojtar nuk do të luaj, sepse do të vdes”, ka deklaruar ai, përcjell lajmi.net.

53 vjeçari sikurse për rastin Chapecoense ka refuzuar të jep emra, por thotë se është një lojtar shumë i njohur, është një legjendë e Kilit.

Carlinhos u bë i famshëm me parashikimet e tij për humbjen e Brazilit 7:1 nga Gjermania në Kupën e Botës, problemet ekonomike të Neymarit dhe dorëheqjen e presidentit të Brazilit, Michel Temer.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.