Një vit nga publikimi i “New Rules”! Me këtë video, Dua tregon suksesin e këngës

Dua Lipa është këngëtarja kosovare arritjet e së cilës çdo ditë e më shumë shtohen.

ShowBiz

07/07/2018 22:38

Këngëtarja ka publikuar një fotografi dhe video në llogarinë e saj në Instagram përmes të cilave ka treguar se është bërë 1 vit që nga publikimi i “New Rules”, shkruan lajmi.net.

Madje, në këtë ditë, këngëtarja ka bërë plot 14 mijë ndjekës në Instagram, fakt që e ka gëzuar shumë atë.

“New Rules” që prej vitit të kaluar i ka sjellë këngëtares shumë të arritura profesionin që ushtron, ndërsa përmes një videoje ajo tregon suksesin e këngës.

Ajo ka publikuar një pjesë nga performanca e saj gjatë “Roskilde Festival”, ku shihet atmosfera në maksimum derisa fansat po këndonin bashkë me këngëtaren hitin “New Rules”. /Lajmi.net/

ROSKILDE ON FUCKING FIRE!! NEW RULES HAPPY FIRST BIRTHDAY YOU POWERFUL BITCH!!!!!

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on