Një vit i këngës ‘Lejla’, këto janë të arriturat e hitit të Elvanës

Janë bërë një vit që kur Elvana Gjata në bashkëpunim me 2po2 dhe Capital T, kanë sjellur këngën ‘Lejla’.

ShowBiz

24/10/2017 22:01

Ky projekt muzikor, që në fillim ‘shpërtheu’, duke i lënë nën hije shumë projekte muzikore, e duke u shëndërruar në një hit në gjithë trojet shqiptare dhe më gjerë, shkruan lajmi.net

Për gjatë gjithë vitit, ‘Lejla’ shënonte nga një sukses në tjetrin.

Si fillim kryesonte në gjitha toplistat, duke mbajtur primatin për një kohë të gjatë.

Kënga po ashtu, nga votuesit e lajmit.net në vitin e kaluar u shpall si kënga hit e vitit 2016. E ndërsa tani, ajo është bërë temë se si për një vit qëndroi në ‘The Trip List’, duke i rezistuar kohës.

Tash, nga një vit që nga lansimi, kënga shënon mbi 33 milionë klikime në Youtube, duke u bërë një ‘pasaportë’ i realizuesve të kësaj kënge.

‘Lejla’ edhe për shumë vite do mbetet si një nga këngët shqiptare më të pëlqyera nga publiku./Lajmi.net/

YouTube player